Më 20.06.2026, në ora 10:10, në Komisariatin e Policisë së Strugës është raportuar se në rrugën “Marshall Tito” në Strugë, një automjet i tipit “Volkswagen Golf” me targa të Ohrit, i drejtuar nga 60-vjeçari M.B. nga Ohri, ka goditur një fëmijë 10-vjeçar nga Struga, shkruan Struga Ekspres.
Si pasojë e aksidentit, i mituri ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Special “Shën Erazmo” në Ohër.
Në vendngjarje është kryer këqyrje nga ekipi hetimor i SPB Ohër, ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
(Struga Ekspres)













