Tuesday, June 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiStrugani Artim Pollozhani do të jetë trajneri i KF.Shkëndija

Strugani Artim Pollozhani do të jetë trajneri i KF.Shkëndija

KF Shkëndija njoftoi kompletimin e stafit teknik që do të udhëheqë skuadrën në sezonin e ri garues, me synime të qarta për sukses në skenën vendore dhe paraqitje sa më dinjitoze në garat europiane.

Besimi për të drejtuar ekipin i është dhënë ish-kapitenit, Artim Pollozhani, i cili emërohet trajner apo shef i stafit teknik të KF Shkëndija.

Një emër i njohur për familjen kuqezi, Pollozhani në disa periudha ka mbrojtur ngjyrat e Shkëndijës si futbollist, duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai ka vazhduar angazhimin në futboll në role të ndryshme teknike dhe drejtuese, duke fituar përvojë si ndihmës trajner, trajner i parë dhe drejtor sportiv.

Bekim Osmani do të jetë ndihmës trajner i Pollozhanit, ndërsa stafi teknik përforcohet me asistentin dhe video-analistin, Kushtrim Voka. Saladin Mustafi vazhdon detyrën si trajner i portierëve, ndërsa Saimir Fetahi mbetet përgjegjës për përgatitjen kondicionale të ekipit.

Stafi i ri teknik i KF Shkëndija:

Artim Pollozhani – Shef i stafit teknik
Bekim Osmani – Ndihmës trajner
Kushtrim Voka – Ndihmës trajner dhe video-analist
Saladin Mustafi – Trajner i portierëve
Saimir Fetai – Trajner kondicional

Me këtë përbërje, Shkëndija vazhdon përgatitjet për sfidat që e presin në sezonin e ri, me fokus në ndërtimin e një skuadre konkurruese dhe realizimin e objektivave të vendosura. Skuadra sonte udhëton drejt Sllovenisë, për fazën përgatitore. KF Shkëndija i uron Artim Pollozhanit dhe gjithë stafit teknik shumë suksese në drejtimin e skuadrës kuqezi.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!