Së pari, ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërmve dhe miqve të të riut të ndjerë, që humbi jetën në ujërat e Liqenit të Ohrit (Strugës). Zoti u dhëntë forcë dhe durim për ta përballuar këtë humbje të rëndë.
Fatkeqësisht, kjo është një tjetër tragjedi që përsëritet ndër vite.
Deri kur do të vazhdojë neglizhenca institucionale dhe pse duhet të humbet një jetë që autoritetet të kujtohen për përgjegjësitë e tyre?
Struga ka mjekë të rinj dhe profesionistë shëndetësorë të papunësuar, të cilët me organizim dhe vullnet institucional do të mund të angazhoheshin gjatë sezonit veror në ekipe dhe pika shëndetësore pranë zonave më të frekuentuara, duke parandaluar dhe trajtuar situata nga më thjeshtat deri te ato më jetëkërcênuesè shêndetësore, por edhe për edukimin që t’i parandalojmë ato.
Kur ka para për luks, kontrata dhe tenderë fiktivë, mungesa e investimeve për mbrojtjen e jetës njerëzore është e pafalshme. Ruajtja e shendëtit dhe kujdesi për jetën duhet të jetë prioritet, jo të kujtohet vetëm pas tragjedive.
*ky shkrim nuk ka për qëllim politizim tê çështjes, por për ndërgjegjësim dhe thirrje për veprim.
Dr.Armend Reçi-Këshilltar nê Këshillin Komunal tê Strugës













