Moti në Maqedoninë e Veriut sot do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe periudha me diell. Në disa lugina pritet të ketë kushte për paraqitjen e mjegullës gjatë orëve të mëngjesit.
Sipas parashikimeve meteorologjike, temperaturat maksimale në vend do të lëvizin kryesisht nga 9 deri në 14 gradë Celsius, ndërsa era do të fryjë nga drejtimi jugor, me intensitet të dobët deri mesatar.
Në Strugë, temperaturat gjatë ditës pritet të arrijnë rreth 13 gradë Celsius, ndërsa ato minimale do të zbresin në rreth 6 gradë. Moti do të jetë kryesisht i vranët, me mundësi për reshje të dobëta dhe lokale shiu.
Sipas parashikimeve, e mërkura mund të sjellë më shumë reshje shiu në rajonin e Strugës dhe temperatura pak më të larta.














