Monday, November 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniÇmime të reja të derivateve të naftës

Çmime të reja të derivateve të naftës

Komisioni Rregullator për Energji ka marrë vendim për lirimin e derivateve të naftës mesatarisht për 7,51 për qind krahasuar me çmimet e përcaktuara më 2 nëntor.

Benzinat Eurosuper BS-95 dhe BS-98 lirohen për shtatë denarë për litër, kështu që çmimi i ri i 95-ës bëhet 86 denarë, ndërsa i 98-ës 88 denarë për litër.

Dizeli lirohet për 5,5 denarë dhe do të shitet me 94,5 denarë për litër, ndërsa vaji ekstra i lehtë për amvisëri ulet për 6,5 denarë, në 103,5 denarë për litër. Lirohet edhe mazuti, për 6,26 denarë për kilogram, në 49,31 denarë.

Ulja e çmimeve është rezultat i rënies së çmimeve të derivateve të naftës në bursa, kursit më të ulët të dollarit, por edhe i masave të Qeverisë për uljen e akcizave për benzinën dhe dizelin. Për benzinat akciza është ulur për dy denarë, ndërsa për dizelin për katër denarë për litër.
Gjithashtu, për dizelin është zbatuar edhe shkalla e ulur e TVSH-së prej 10 për qind.(INA)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!