Tuesday, May 19, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeKulturëTë shtunën në Strugë promovohet libri më i ri i autorit Shpëtim...

Të shtunën në Strugë promovohet libri më i ri i autorit Shpëtim Pollozhani, me titull “Gërvishtje në murin e kohës”

Të shtunën, më 23 maj, në ora 13:00, do të promovohet libri më i ri i autorit Shpëtim Pollozhani, me titull “Gërvishtje në murin e kohës”, në ambientet e hotel Mirage-Strugë.

Ky botim i kushtohet heroinave dhe heronjve të heshtur, prindërve tanë,të cilët me sakrificën, dashurinë dhe përkushtimin e tyre kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në jetën dhe kujtesën tonë kolektive.

Përmes rrëfimeve dhe reflektimeve të ndjera, libri sjell copëza jete, kujtime dhe mesazhe njerëzore që prekin breza të tërë, duke ngritur një monument shpirtëror për figurën e prindit dhe vlerat familjare.

Promovimi pritet të mbledhë dashamirë të librit, miq, familjarë dhe lexues të shumtë, në një ngjarje kulturore e emocionale kushtuar kujtesës, mirënjohjes dhe dashurisë prindërore.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!