Wednesday, October 14, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniStrugë, Ohër, Kërçovë dhe Dibër: 296 kundërvajtje trafiku në dy ditët e...

Strugë, Ohër, Kërçovë dhe Dibër: 296 kundërvajtje trafiku në dy ditët e para të sistemit „Qyteti i Sigurt”

Ju njoftojmë se gjatë ditës së parë të funksionimit të sistemit të mbikëqyrjes së trafikut „Qyteti i Sigurt”, përkatësisht më 12.10.2026, në rajonet e Ohrit, Strugës, Kërçovës dhe Dibrës janë regjistruar gjithsej 148 kundërvajtje në trafik. Pjesa më e madhe e tyre kanë të bëjnë me tejkalimin e shpejtësisë së lejuar brenda dhe jashtë vendbanimeve, kalimin në semafor me dritë të kuqe, si dhe drejtimin e automjeteve të paregjistruara.

Gjatë ditës së djeshme (13.10.2026), deri në orën 19:00, përmes sistemit janë regjistruar edhe 148 kundërvajtje të tjera në trafik.

Të gjitha kundërvajtjet e regjistruara janë dokumentuar, ndërsa pronarëve të automjeteve me të cilat janë kryer kundërvajtjet u dërgohen njoftime përmes mesazheve SMS në telefonat celularë dhe në adresat elektronike.
U bëjmë apel të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e trafikut, si dhe sinjalizimin horizontal dhe vertikal të vendosur në rrugë.

Njëkohësisht, theksojmë se sistemi „Qyteti i Sigurt” synon të kontribuojë në ngritjen e kulturës së trafikut, rritjen e disiplinës së drejtuesve të automjeteve dhe përmirësimin e sigurisë së të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!