Më 13.10.2026, në orën 11:29, në SPB të Strugës është raportuar se I. M. (71), nga fshati Mislleshovë i Strugës, është shtypur nga traktori i tij „IMT 539“ në oborrin e shtëpisë.
Sipas raportimit, ndërsa po punonte në traktor, ai është vënë në lëvizje dhe e ka shtypur me rrotën e pasme, me ç’rast ka pësuar lëndime, të cilat janë konstatuar në Spitalin e Përgjithshëm në Strugë.
Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit.














