Nxënësit e shkollës “Zini Hani”-Veleshtë shkëlqyen në garat republikane të gjuhës angleze, të mbajtura sot në Shkup, duke arritur rezultate të jashtëzakonshme.
Lura Rramani, nxënëse e klasës VI, fitoi vendin e dytë, ndërsa Andi Kaba, nxënës i klasës VII, u rendit në vendin e tretë.
Ky sukses paraqet një arritje të rëndësishme për shkollën dhe një dëshmi të talentit, përkushtimit dhe punës së vazhdueshme të nxënësve.
Urime nxënësve për këtë sukses të merituar dhe shumë suksese në të ardhmen.
(Struga Ekspres)















