Saturday, May 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeOpinionLindim Etemi: Shkrirja e koalicionit VLEN, është projekt politik artificial dhe për...

Lindim Etemi: Shkrirja e koalicionit VLEN, është projekt politik artificial dhe për interesa personale që do të shkatërrohet nga brenda me dy kryetar

Sot po prezantohet bashkimi i VLEN-it në një subjekt të vetëm politik, ku Lëvizja BESA, Alternativa, Lëvizja Demokratike dhe Aleanca Shqiptare po shkrihen nën një emër të përbashkët, madje edhe me dy kryetarë. Në letër mund të duket si “forcim”, por personalisht mendoj se ky është fillimi i dobësimit të këtij subjekti.

Kur shumë parti me struktura, interesa dhe ego të ndryshme futen në një trup të vetëm, konfliktet janë të pashmangshme.

Dy kryetarë nuk sjellin stabilitet, përkundrazi, krijojnë dy qendra vendimmarrjeje dhe herët a vonë kjo prodhon përçarje brenda vetë strukturës.

Historia politike ka treguar se subjektet që tentojnë të funksionojnë me “balanca artificiale” zakonisht përfundojnë në ndarje.

Mendoj se ky bashkim nuk është bërë nga bindja politike apo ideologjia e përbashkët, por më shumë nga interesi momental për pushtet dhe mbijetesë politike. Kur interesat ndryshojnë, edhe uniteti prishet. Në vend që të ndërtohet një subjekt i qartë me identitet dhe hierarki të fortë, po krijohet një strukturë e paqartë ku secili do të mundohet ta ruajë ndikimin e vet.

Në pamje të parë mund të japë përshtypjen e një force të madhe politike, por brenda saj mendoj se tensionet vetëm sa do të shtohen. Dhe pikërisht ato tensione mund ta çojnë VLEN-in drejt përçarjes dhe dobësimit në të ardhmen.

Lindim Etemi-gazetar (Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!