Saturday, May 9, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniNjë kilometër kushton 13.5 milion euro në autostradën Ohër-Kërçovë! Nga qeveria thonë...

Një kilometër kushton 13.5 milion euro në autostradën Ohër-Kërçovë! Nga qeveria thonë që është më e lira në rajon

Aleksandar Nikoloski bëri të ditur se punimet në autostradën Ohër–Kërçovë, e konsideruar si një nga projektet më të mëdha dhe më të debatueshme infrastrukturore në vend, pritet të përfundojnë plotësisht deri në fund të vitit ose në muajt e parë të vitit të ardhshëm.
Sipas tij, në momentin kur Qeveria aktuale mori mandatin, në terren nuk kishte asnjë segment të asfaltuar. Ai theksoi se dinamika e punimeve ka avancuar ndjeshëm dhe se qytetarët së shpejti do të mund ta përdorin të gjithë trasenë e autostradës, shkruan Struga Ekspres.

Nikoloski gjithashtu potencoi se realizimi i projektit është shoqëruar me vështirësi financiare, veçanërisht në raport me EXIM Bank. Megjithatë, ai vlerësoi se kostoja prej 13,5 milionë eurosh për kilometër mbetet konkurruese, duke e cilësuar këtë si autostradën me çmimin më të ulët që po ndërtohet aktualisht në Maqedoni dhe në rajon.

(Struga Ekspres)

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!