Saturday, April 18, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeUncategorizedSot mbushen dy vite pa Fisnik Bekteshin

Sot mbushen dy vite pa Fisnik Bekteshin

Sot mbushen dy vite nga ndarja e parakohshme nga jeta e bashkëshortit tim të dashur, Fisnik Bekteshi.

Ishte më shumë se një bashkëshort – ishte gjysma ime, shoku im i jetës dhe bashkëudhëtari im në çdo sfidë dhe sukses. Së bashku ndërtuam jo vetëm një familje, por edhe një ëndërr të përbashkët: Radio Rrapin në Strugë, e cila falë përkushtimit dhe pasionit tonë u kthye në një krenari për gjithë shqiptarët.

Jeta jonë së bashku ishte shembull dashurie, pune dhe respekti të ndërsjellë, e vlerësuar nga të gjithë ata që na njihnin. Kujtimet për ty mbeten të gjalla çdo ditë – në çdo këngë, në çdo fjalë dhe në çdo cep të asaj që ndërtuam bashkë.

Sëmundja e pashërueshme të mori shumë shpejt nga ne, por nuk mundi të marrë dashurinë dhe kujtimin që le pas. Do të jetosh gjithmonë në zemrën time dhe në kujtesën e të gjithëve që të njohën.
Sot, me dhimbje dhe mall të pashuar, përkujtojmë 2-vjetorin e ndarjes nga jeta të më të dashurit tonë, Fisnik Bekteshi.

I dashur bashkëshort, baba, gjysh dhe njeri i paharruar për të gjithë ne. Ikja jote e parakohshme la një boshllëk të madh në zemrat tona, por kujtimet dhe dashuria që na le pas do të jetojnë përgjithmonë me ne.

Do të mbetesh përherë në mendjet dhe zemrat tona, i dashur dhe i pavdekshëm në kujtime.

Me mall dhe dashuri të përjetshme,
Flora – bashkëshortja
Djemtë: Monalizi, Endi, Brendoni
Vajza: Bukuroshe me Argjendin
Nuset: Saranda, Fjolla, Melinda
Nipërit dhe mbesat: Leo, Dreni, Ledri, Trimi, Ylli, Arti dhe Montana

U prehsh në paqe Niku jonë!

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!