Friday, October 16, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeQytetiBDI Strugë: Shkollat e Strugës pa ngrohje, Komuna e Strugës në gjumë

BDI Strugë: Shkollat e Strugës pa ngrohje, Komuna e Strugës në gjumë

SHKOLLAT E STRUGËS PA NGROHJE 🚨
KOMUNA E STRUGËS NË GJUMË ‼️

Ka kaluar muaji i parë i vitit shkollor, ndërsa çdo ditë vazhdojmë të marrim shqetësime nga prindër dhe mësimdhënës për kushtet në shkolla dhe mungesën e ngrohjes. Edhe këtë vit, Komuna e Strugës nuk arriti të përgatitet me kohë për një nga obligimet më të rëndësishme ndaj nxënësve dhe mësimdhënësve.

Viti shkollor fillon më 1 shtator dhe kjo datë është e njohur për të gjithë. Atëherë, si është e mundur që Komunës t’i duhet gati një muaj pas fillimit të mësimit për të shpallur tenderin për furnizimin me naftë të shkollave fillore?

Duke pasur parasysh procedurat e prokurimit publik, rrezikohet që furnizimi të mos përfundojë me kohë. E njëjta gjendje shqetësuese paraqitet edhe në shkollat periferike, ku mungon furnizimi me lëndë djegëse për sistemet alternative të ngrohjes.
Kjo është papërgjegjësi ndaj nxënësve, prindërve dhe mësimdhënësve! Komuna duhet t’i ketë kryer këto përgatitje para fillimit të vitit shkollor, e jo të kujtohet për to kur mësimi ka filluar prej një muaji.

BDI – Dega Strugë kërkon që kjo çështje të zgjidhet urgjentisht. Fëmijët tanë nuk duhet të përballen me të ftohtin në klasa për shkak të vonesave të Komunës. Për arsimin duhet të kujdesemi me kohë, jo vetëm kur fillojnë ankesat!

BDI-Strugë

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!