Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeQytetiSalim Sulejmani: Në kërkim të NATËS më të veçantë

Salim Sulejmani: Në kërkim të NATËS më të veçantë

Në kërkim të natës më të veçantë
“Zoti im, sa Fisnik që je! Nënshtrimin dhe bindjen tonë sot e shpërblen me bollëk, ndërsa në Botën tjetër e pranon si vepër të mirë. Ndërsa gabimet tona, sot na i mbulon, ndërsa nesër na i fal. (Jahja Ibn Muadh)
Karakteristikë kryesore njerëzve pesimist është humbja e shpresës. Për këta njerëz jeta duket monotone dhe çdo aktivitet konsiderohet humbje e kohës. Por vallë, a duhet të jetë kështu? Asesi, besimtari musliman nuk guxon të jetë pesimist, sepse duhet ta dijë se nëse mjerimi e kap individin atëherë shumë lehtë e përfshinë gjithë shoqërinë. Andaj besimtari musliman duhet të jetë i mbushur me optimizëm dhe me shpresën për një të nesërme më të mirë.
Po shkojmë drejt fundit të muajit të bekuar të ramazanit, pas vetes lamë përkujtimet për Bedrin dhe çlirimin e Mekës, fitoret e mëdha të sahabëve pikërisht në këtë muaj të bekuar. Jemi në javën e fundit të këtij muaji të bekuar, kur pandërprerë duhet të kërkojmë natën e cila është më e mirë se një mijë muaj.
Këto net ramazani janë momentet më të bukura për besimtarin musliman i cili shpreson se në fund të këtyre netëve do të fitoj mëshirën, faljen dhe shpëtimin e Zotit në këtë Botë, por që është më e rëndësishmja edhe në Botën tjetër. Duhet të kujtojmë se simjet këtij muaji iu futëm pas asnjë ibadet kolektiv gjë që ishte shumë e dhimbshme për ne si besimtarë, por elhmadulilah mu këto ditët e fundit filluam të shijojmë kënaqësinë e xhematit dhe xhamisë.
Na kanë mbetur edhe pak ditë drejt fundit të garës, andaj të shpejtojmë t’i shfrytëzojmë në mënyrën më të bukur. I gjithë Ramazani është i bukur, i dashur dhe i veçantë, por jemi në ditët më të mira dhe të veçanta të tij. Jemi në fund të garës së këtij muaji, andaj duhet të japim edhe energjitë e fundit që ta fitojmë atë.
Hasan El Basriu ka thënë: “”Përmirëso atë që të ka mbetur nga jeta, do të falet ajo që të ka kaluar. Shfrytëzo atë që të ka mbetur nga jeta, sepse asnjëherë nuk e dinë kur mund tët kaploj mëshira e Allahut.”
Pra, shfrytëzo atë që të ka mbetur nga ditët e ramazanit sepse mëshira e Allahut mund të na arrij në momentet e fundit të këtyre ditëve të bekuara.
Jemi në kërkim të natës më të veçantë të vitit, natës kur Allahu i Madhërishëm zbriti udhëzimin hyjnorë për njeriun. Kjo është nata më me vlerë se ibadeti i 83 viteve, andaj t’i shfrytëzojmë këto momente të bekuara me vepra të mira duke shtuar namazet, lutjet, sadakatë dhe solidaritetin mes njëri tjetrit. Një adhurim i natës së Kadrit është i barabartë me adhurimin që mund të bëjmë për një mijë muaj. Vallë, a duhet të lejojmë që të na ikin këto shanse që nuk përsëriten.
Lusim Zotin e Madhërishëm të shfrytëzojmë këto ditë në mënyrën më të mirë dhe të arrijmë suksesin tonë edhe në këtë botë por edhe në Botën tjetër.
Po e përmbyll këtë shkrim me suren Kadr ku Allahu i Madhërishëm na njofton me të gjitha begatitë e kësaj nate: Ne e zbritëm atë (Kur’anin) në Natën e Kadrit. E ç’të bëri ty të dish se ç’është Nata e Kadrit? Nata e Kadrit është më e rëndësishme se një mijë muaj! Me lejen e Zotit të tyre në (atë natë) të zbresin engjëjt dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Salim Sulejmani

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments