Tuesday, April 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeOpinionHoxhë Ariz Saiti: "BABAI I MIRË"

Hoxhë Ariz Saiti: “BABAI I MIRË”

Babai i mirë!

“O Zoti im, mëshiroji ata, ashtu siç më kanë rritur, kur unë isha i vogël!”

Ne i thamë atij: “Bëhu falënderues ndaj Meje dhe prindërve të tu!” Lukman 14

-Nuk ka dashuri më të fortë se dashuria e prindërve për fëmijë. Të jesh prind është një hap i madh dhe një përgjegjësi e madhe. Fëmijët të pothuajse gjitha zakonet i trashëgojnë nga shtëpia. Ata mësojnë nga prindërit e tyre dhe adoptojnë modele sjelljeje, kështu që një baba i mirë duhet të jetë një shembull i vërtetë për fëmijët e tij.

Babai i mirë i posedon këto tipare:

Një baba i mirë nuk është ai që fiton shumë para për të blerë dhurata të shtrenjta për gruan dhe fëmijët e tij ose për t’i marrë ato me pushime dy herë në vit, ose edhe më shumë.
As ai që fiton para të mjaftueshme për t’u siguruar fëmijëve të tij shkollim në një shkollë private dhe për të mbuluar të gjitha shpenzimet e tyre.

Babai i vërtetë është ai që është gjithmonë prezent me to,qoftë fizikisht qoftë shpirtërisht.Ai që nuk e lë familjen në momentet më të vështira dhe asnjëherë nuk i lë ata vetë të merren me problemet e vështira.

Një baba i vërtetë është i gatshëm të investojë përpjekje dhe kohë, edhe kur është i lodhur, vetëm për të kënaqur fëmijët e tij.

Një baba i vërtetë dhe besnik është ai që është i gatshëm të bëjë një kompromis për hir të familjes së tij dhe në momente të caktuara sakrifikon nevojat, dëshirat dhe madje edhe lumturinë e tij.

Një baba i mirë u mëson fëmijëve të tij vlera të vërteta, dashuri, mirësi dhe besnikëri.

Një baba me të vërtetë i mirë është ai që është një shembull i sjelljes së duhur dhe që i trajton me dinjitet, me respekt dhe mirësi.

Fjalët e padobishme, të paafta, të dobëta dhe të rënda nuk ekzistojnë në bisedat me fëmijët në fjalorin e tij. Ai është një autoritet, por fëmijët nuk kanë frikë prej tij. Për të, nuk ka asgjë më të rëndësishme se familja, dhe lumturia e tyre është përparësia e tij.

Një baba i mirë i dëgjon fëmijët e tij dhe i di të gjitha planet, dëshirat dhe frikën e tyre.

Babai i vërtetë është ai kur fëmijët thonë: Ai është modeli, mentori dhe mësuesi im më i mirë.
Ai eshte babai im!

Ariz Saiti

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments