Friday, April 26, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniNë Ohër porti i qytetit është në gjendje të rëndë (VIDEO)

Në Ohër porti i qytetit është në gjendje të rëndë (VIDEO)

Është rrënuar dhe prishur nga valët e mëdha që ishin. Kaloi vera dhe ja zuri edhe dimri dhe asgjë nuk është bërë”. – theksoi Iraklija Kanevçe, varkëtarë

Porti është dëmtuar si pasojë e motit të keq që përfshiu këtë rajon në pranverë dhe nivelit të lartë të ujit në liqe, por edhe për shkak të vjetërsisë së tij. Porti është ndërtuar në vitin 1938.

Ka pasur raste kur kanë shëtitur turistët dhe kanë rënë në gropë, janë penguar. Kjo nuk është pamje e bukur për qytetin si qendër turistike. Në Evropë një pllakë të mungojë, menjëherë e vendosin dhe rregullojnë”. – tha Riste Poposki, varkëtarë

Porti i dëmtuar u shndërrua edhe temë e përplasjeve politike.

A meriton Ohri, qytet nën mbrojtjen e UNESKO-s, të ketë port të rrënuar i cili nga dita në ditë prishet gjithnjë e më shumë para syve të qytetarëve të Ohrit por edhe para syve të turistëve? Frekuentimi i objekteve lundruese është rritur dhe vendi është bërë i ngushtë, ndërsa me ardhjen e dimrit edhe më shumë do të dëmtohet”. – u shpreh Lidija Petkoska, këshilltare e VMRO-DPMNE-së në komunën e Ohrit

Nga Kapitenia e porteve në Ohër thonë se janë të ndërgjegjshëm për këtë problem dhe se duhet të ndërmerren hapa për rregullimin e portit. Ata e kanë informuar pushtetin lokal, por ende nuk kanë marrë përgjigje.

Përgjatë shëtitores dhe murit të portit vërehen gropa dhe devijime që duhet të shmangen në mënyrë që mos bien gurët e sipërm në ato thellësi. Gjithashtu nevojitet edhe sanim i tij pasi nga viti në vit kemi gjithnjë e më shumë objekte lundrimi që duhet të vendosen diku”.  – theksoi Goran Ustijanoski, kapiten i porteve në Ohër

Sanimi dhe mbindërtimi i gjithë portit në Ohër është paralajmëruar prej kohësh.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments