Thursday, March 28, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeRajoniHistoriani shqiptar: Në rast të bashkimit me Kosovën do kemi luftë

Historiani shqiptar: Në rast të bashkimit me Kosovën do kemi luftë

Historiani dhe lideri i listës për Shqipërinë Natyrale Koço Danaj ka folur në emisionin për çështjen e ndryshimit të kufijve në Kosovë, një ide e hedhur së pari nga Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.

Danaj u shpreh kundër ndryshimit të kufijve me shkëmbim territoresh dhe sipas tij ka edne paqartësi për çfarë bëhet fjalë

“Është një çështje shumë e madhe për të mos thënë më madhorja, ndaj debati do jetë edhe më i madh. Fryrja e debatit është në disa raste për interesa të ngushta të politikës shqiptare, por edhe të fuqive të mëdha që angazhohen për këtë çështje. Deri më sot, nuk e dimë ende për çfarë është fjala. Do kemi edhe një mur tjetër pas atij të Berlinit, do ngrihet muri i Mitrovicës, që e ndan në të Veriut e të Jugut? Me kë do jetë Trepça, liqeni i Ujmanit, për çfarë korrigjimi flitet? Dhe më kryesore, kur flitet për korrigjim kufijsh, ka një problem, se sapo festuam 28 nëntorin. U shpall Shqipëria e pavarur me kufijtë e saj natyral”, deklaroi Danaj në News 24.

Ai tha më tej se Presidenti Thaçi nuk e përmendi këtë debat në SHBA, sepse Eliot Engel ia preu dhe i tha as mos e hap temën e korrigjimit të kufijve.

“Ndërsa këshilltari i Trump, tha do jemi dakord me çdo gjë që do vendosni ju e Vucic. Deklarata e fundit është ajo e Haradinaj, i cili tha se nëse mua më rrëzojnë do marr me vete Thaçin e Veselin. Ky është një pazar për interesa personale të një grupi në Kosovë e të një grupi në Serbi”, u shpreh Danaj.

Danaj komentoi edhe deklaratat e kreut të LDK, Mustafa i cili është shprehur se Veriu i Mitrovicës po përgatitet për ndarje. Danaj tha se deri tani ai është i ndarë, dhe këtë nuk e thotë Isa Mustafa, kur do bashkohet.

“Katër kryetarët e komunave që me demek dhanë dorëheqjen janë të katër serb, shqiptarët janë një pakicë fare e vogël. Pra veriu i Mitrovicës ka mbetur serb”, tha Danaj, ndërsa theksoi se në rast të bashkimit me Kosovën do kemi luftë.

“I gjithë Ballkani aktualisht po ecën drejt shpërthimi të trazirave, në Kosovë, në Bosnje, në Maqedoni dhe në Greqi. Edhe në Greqi kemi shqiptarë që janë në trojet e tyre në Çamëri, dhe kemi një Republikë të Çamërisë, të pranuar nga Parlamenti Europian, me seli në Hagë e njohur nga qeveria e Holandës dhe Holanda është anëtare e BE-së, siç është edhe Greqia”, u shpreh më tej Danaj.

“Fatkeqësisht ne sot më shumë se sa politikanë modernë, kemi politikanë xhonturq, që iu intereson vilajeti i tyre, iu intereson zona e tyre dhe iu intereson të jenë pashallarë”, tha Danaj.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments