Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeShowbizKëta janë këngëtarët shqiptar që lanë muzikën për t’iu përkushtuar fesë Islame...

Këta janë këngëtarët shqiptar që lanë muzikën për t’iu përkushtuar fesë Islame (FOTO)

Sigurisht të gjithë i mbani mend këngët e dashurisë për të cilat ishte bërë i njohur Adem Ramadani.

Por, ka disa vjet që Ramadani ka braktisur përfundimisht muzikën, atë që dikur e kishte hobi, qejf.

Tash e disa vjet, Ramadani është shumë i përkushtuar ndaj fesë dhe atë mund ta shihni duke kënduar vetëm ilahi.

Adem Ramadani nuk është i vetmi që la muzikën për fe.

Të gjithë ishin dashuruar me muzikën që bënë rock grupi i njohur “TNT”.

E pikërisht vokalisti i këtij grupi Ferki Shala u largua përfundimisht nga muzika për t’iu përkushtuar fesë islame.

Nga një rocker me flokë të gjata e zingjire në qafë, ai u transformua krejtësisht në një person tjetër duke lëshuar mjekrën e duke kënduar edhe ilahi.

Ai kohë më parë kishte deklaruar se kjo rrugë që kishte zgjedhur e ka ndihmuar atë të largohet nga alkooli tepërt që kishte konsumuar.

Ai ishte ndër kompozitorët më të njohur shqiptar me qindra krijime artistike.

Është ky Enis Presheva i cili gjithashtu ka disa vjet që ka lënë muzikën për t’iu përkushtuar fesë islame.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments