Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniForumi Rinor i Lëvizjes BESA mbështet Nexhbedin Kahremanin

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA mbështet Nexhbedin Kahremanin

Forumi Rinor i Lëvizjes BESA pas takimit të jashtëzakonshëm që zhvilloi më 16.01.2018 në zyrat e partisë në Tetovë, shprehi përkrahjen e Këshillit Qendror dhe u.d. kryetar i Lëvizjes BESA, Nexhbedin Kahremani.

“Sot më datë 16.01.2018 në zyret e Lëvizjes BESA në Tetovë, kryetari i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA Daim Luçi zhvilloi takim me kryetarët e degëve të Forumit Rinor të Lëvizjes BESA.
Në këtë takim, i cili shkaku i rethanave të krijuara ishte i jashtëzakonshëm, u diskutua mbi gjendjen aktuale brendapartiake në Lëvizjen BESA.

Në fund pjesëmarrësit e këtij takimi (kryetarët e degëve prezentë) unanimisht u dakorduan për konkluzionin në vijim:

-Duke marrë parasysh rezultatin jo të pritur në zgjedhjet lokale dhe mosmarrjen e përgjegjësisë kryesore nga tashmë ish-kryetari i Lëvizjes BESA;

-Duke qenë të vetëdijshëm mbi bllokimin e organeve pariake nga ana e tashmë ish-kryetarit të Lëvizjes BESA dhe,

-Duke respektuar vullnetin e shumicës së anëtarëve të Këshillit Qendror për shkarkim tani më të ish-kryetarit tē Lëvizjes BESA:
NE, KRYETARËT E POSHTËSHËNUAR, përkrahim fuqishëm vendimin e Këshillit Qëndror për emërim U.D. Kryetar të Lëvizjes BESA Dr.Nexhbedin Kahremanin.

Njëherit, edhe shprehim përkrahjen e plotë dhe ndihmën e parezervë në aktivitetet e organizimit të Kongresit të parë të Lëvizjes BESA.

1. Daim Luçi – kryetar i Forumit Rinor të Lëvizjes BESA
2. Amir Musliu – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Brvenicë
3. Haki Nuhiu – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Haraçinë
4. Erhan Ademi – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Çair
5. Afan Elezi – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Gostivar
6. Fati Asani – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Kërçovë
7. Sadbere Rexhepi – kryetare e degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Bogovinë
8. Jetmir Selami – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Saraj
9. Mumin Aliu – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Gazi Babë
10. Arburim Mustafa – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Likovë
11. Faruk Rahimi – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Kumanovë
12. Semin Emini – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Studeniçan
13. Xhemail Shaqiri – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Shuto Orizare
14. Adnan Kjazimoski – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Llabunishtë
15. Sabahudin Sadiku – kryetar i degës së Forumit Rinor të Lëvizjes BESA në Veles”

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments