Saturday, April 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKulturëEnkel Dika do ti ekspozojë krijimet e tij në Strugë (FOTO)

Enkel Dika do ti ekspozojë krijimet e tij në Strugë (FOTO)

Enkel Dika do i ekspozojë krijimet e tij në Strugë
Nën moton#FALDASHURI, artisti Enkel Dika do i ekspozojë disa nga veprat e tij më unikenë Strugë. Ekspozita do të fillojë më datë 27 dhjetor (e premte) ora 19.00 dhedo të jetë e hapur për publikun deri më datë 30 dhjetor (e hënë) në hapësirat eorganizatës “Creative and Active”. E veçanta e kësaj ngjarje është se të gjithaveprat që do të ekspozohen do të jenë në shitje për publikun dhe mjetetfinanciare të grumbulluara do të shkojnë në ndihmë për personat me nevoja tëveçanta në qendrën “Poraka Nova”, në Strugë.Enkel Dika njihet për artin unik që krijon në kuadër të Artit Digjital dhe vlen të përmendet që të gjitha punimet e tij shiten ‘online’ nga kompani të ndryshme ndërkombëtare. Në ekspozitë do të paraqiten mbi 30 punime artistike, të krijuara dhe prezantuara në tre materiale dhe madhësi të ndryshme. Ideja për mbajtjen e kësaj ekspozite erdhi nga motivimi dhe dëshira që t’ju ndihmohet personave me nevoja të veçanta.
Ju ftojmë të kontribuoni për ata për të cilët japin shumë dashuri dhe kanë nevojë për ndihmën tuaj!

Jeni të mirëseardhur të ushqeni shpirtin me pak art dhe shumë njerëzi!

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments