Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZoran Zaev: Nuk presim dënim nga BE-ja për arritjet

Zoran Zaev: Nuk presim dënim nga BE-ja për arritjet

Maqedonia e Veriut e meriton fillimin e negociatave me BE-në edhe pse procesi do të jetë i gjatë, deklaroi gjatë vizitës së tij në Shkup kryeministri slloven Marjan Sharec. Kryeministri Zoran Zaev, nga ana tjetër, tha se gjatë javës së ardhshme pret që vendi të shpërblehet për të gjitha reformat dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira me fqinjët.

Vërtetë nuk presim që një nga shembujt më të mëdhenj pozitiv të Ballkanit por edhe të Evropës, të dënohet. Presim që të shpërblehemi që t’I motivojmë edhe liderët tjerë të vazhdojnë kështu. Njëkohësisht nuk duam që përsëri të kthehet nacionalizmi dhe radikalizmi. Ai ka qenë Ballkani i shekullit 19. Aspirate jonë nuk është që të bëhemi menjëherë anëtare por të bëjmë hapin e ardhshëm, të fillojmë negociata”-tha Zoran Zaev, kryeministër.

Duam që Ballkani Perëndimor të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian dhe kjo është bindja të cilën e ndave me kryeministrin Zaev. Maqedonia e Veriut më këtë do të marrë edhe vlerësim për rezultatet e pakontestueshme për reformat ligjore. Dua të jem i qartë, pritshmëritë e Maqedonisë së Veriut janë të mëdha por të merituara dhe sipas mendimit tonë duhet të fillojnë. Negociatat do të jenë të gjata por duhet të fillojnë”-pohoi Marjan Sharec, kryeministër i Sllovenisë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments