Skender Rexhepi nga Alternativa, sonte në ClickPlus theksoi se ka pasur respekt për kryetarin e ASH-së, Ziadin Sela, por se ai respekt është humbur. Zejdi mes tjerash tha se me të gjithë deputetët e ASH-AAA ka pasur një bashkëpunim shumë të mire.
“Nuk përdori fjalor që ka përdorur kryetari i ASH-së, unë kam respekt për atë personalisht, për subjektin që drejton, posaçërisht për të gjithë deputetët e ASH-së, të cilët deri sot kemi qenë pjesë e një grupi parlamentar me të cilën besoj se ka qenë grupi më i mirë parlamentar. Sot u thye ai respekt që dikush përdor për bashkëudhëtarin politik fjalën gënjestër. U thye ai respekt, por le t’i qëlloi për nderë atij”, tha Zejdi në ClickPlus në TV21.