Më 30.07.2026, në ora 18:30, në stacionin policor në fshatin Veleshtë të Strugës është raportuar se në oborrin e kishës “Shën Mëria” në fshatin Borovec janë përdhosur 14 varre, duke u dëmtuar pllakat e mermerit.
Në vendngjarje kanë kryer këqyrje ekipet e policisë dhe po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit, pas së cilës do të parashtrohet kallëzimi përkatës.
(Struga Ekspres)













