Mërgimtari nga Frëngova dhuron veshje mbrojtëse për zjarrfikësit e Strugës
Një gjest i çmuar solidariteti ka ardhur nga mërgata shqiptare. Mërgimtari nga fshati Frëngovë i Strugës, Zini Etemi, së bashku me djemtë e tij, Fais Etemi dhe Fisnik Etemi, të cilët jetojnë dhe veprojnë në Winterthur të Zvicrës, kanë dhuruar veshje mbrojtëse (xhaketa mbrojtëse) për Njësinë Territoriale të Zjarrfikësve në Strugë.
Ky donacion synon të përmirësojë kushtet e punës dhe sigurinë e zjarrfikësve, të cilët çdo ditë përballen me situata të rrezikshme në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.
Ky akt human është një shembull i lidhjes së fortë që mërgata vazhdon të ruajë me vendlindjen, duke dëshmuar se kontributi për komunitetin mbetet një vlerë e rëndësishme edhe larg atdheut.
Mirënjohje për Zini Etemin, si dhe për djemtë e tij, Fais dhe Fisnik Etemi, për këtë kontribut të vyer në mbështetje të zjarrfikësve të Strugës.
(Struga Ekspres)













