Afrim Gashi, dikush po ta nxeh ujin avash-avash
Është skandaloze deklarata e Kryeparlamentarit, Afrim Gashi kur thotë që më mirë një ligj gjysmak për pëfaqësim të drejtë dhe adekuat sesa pa ligj fare. Akoma më skandaloze është kur edhe bashkëkryetarët e VLEN-it mbajnë të njëjtin qëndrim. Atëherë për hirë të sqarimit të opinionit: Më mirë pa ligj për përfaqësim të drejtë dhe adekuat dhe me të drejtën e përfaqësimit vetëm në Kushtetutë, sesa me një ligj të këtillë siç e propozon Qeveria. Sepse ky ligj i Qeverisë brënda vetes duke mos paraparë sanksione, duke mos paraparë mekanizma implementimi dhe duke paraparë vetëm heqjen e kuotave etnike gjatë punësimit, synon kthimin e të drejtave të shqiptarëve në periudhën e diferencimeve politike të pas vitit 1981 në ish Jugosllavi duke lënë të ardhmen e shqiptarëve, e fëmijëve të shqiptarëve, e nipërve dhe e mbesave të tyre në dëshirën e mirë ose të keqe të politikanëve maqedonas. Ju nuk keni të drejtë të tregëtoni të drejtat e shqiptarëve.
Prandaj Afrim Gashi, meqë e ke përzemër alegorinë me bretkosën, po ta nxeh ujin dikush avash-avash.
– Lidhja Shqiptare













