Monday, May 6, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaevi dhe Gashi sot shtrëngojnë duart për qeverinë e re, Alternativa nga...

Zaevi dhe Gashi sot shtrëngojnë duart për qeverinë e re, Alternativa nga sot nuk është në opozitë

Kryeministri Zoran Zaev dhe kryetari i partisë Alternativa Afrim Gashi sot në Klubin e Deputetëve do të nënshkruajnë programin për veprim të përbashkët dhe përfshirje e Alternativës në Qeveri dhe në shumicën parlamentare.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes pritet që zyrtarisht të njoftojnë se me cilët resorë do të udhëheqë Alternativa si pjesë e ekzekutivit.

Ky takim vjen pas mbledhjes së Kuvendit Qendrorë të Alternativës, ku me shumicë votash mbrëmjen e djeshme u vendos që ky subjekt politik t’i bashkohet Qeverisë aktuale.
Me këtë rast kryetari Gashi i njoftoi Kuvendarët për bisedimet e deritanishme duke u ndalur veçmas në pikat programe për të cilat janë dakorduar si dhe përgjegjësitë që janë marrë dhe pastaj pas një diskutimi, Kuvendi Qendror i Alternativës me shumicë votash vendosi që Alternativa t’i bashkohet shumicës parllamentare të Qeverisë aktuale. Me këtë rast po i shpjegojmë disa arsye që na kanë shtyrë drejt këtij vendimi.

Është këtu momenti historik për hapjen e negociatave për aderim në BE dhe mbyllja e kontestit me Bullgarinë, që janë vetëm synime historike shtetëroe, por edhe shqiptare sepse në këtë mënyrë bashkë me vendin tonë i hapet rruga integrimit dhe stabilitetit”, deklaroi mbrëmë zëdhënësi i partisë Orhan Murtezani.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments