Thursday, May 16, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniZaev njeh Kasamin për kryetar të BESËS, cili krah i kësaj lëvizje...

Zaev njeh Kasamin për kryetar të BESËS, cili krah i kësaj lëvizje është më pranë Qeverisë? (VIDEO)

Pas bisedimeve të shefit të qeverisë Zoran Zaev, të zhvilluara me dy kryetarët e Lëvizjes Besa, kryeministri tha se si Bilall Kasami ashtu edhe Afrim Gashi dyert i kanë të hapura për t’iu bashkangjitur shumicës parlamentare.
Por, Zaev tha se bisedimet zhvillohen me përfaqësues legjitim të partive, që në këtë rast, në rend të parë e vë kryetarin e Besës, Bilall Kasamin.

“Unë bisedoj, para së gjithash, me përfaqësues të partive politike, shpresoj se në Besa përfundimisht do t’i rregullojnë punët. Njihemi dhe jemi miq si me z.Kasami ashtu edhe me z.Gashi. Absolutisht, nuk kemi qëllim të përzihemi në punët e brendshme të partisë së tyre. Unë dua të bashkëpunoj me ta, këtë e kam paralajmëruar shumë më herët. Shpresoj se pas proceseve gjyqësore, sërish mund të bisedojmë me një BESË, si parti të bashkuar”, u shpreh Zoran Zaev, Kryeministër i Maqedonisë.

I Pyetur se a ka shanse që Aleanca për Shqiptarët të rikthehet sërish në koalicionin qeveritar, Zaev tha se mundësitë nuk janë shteruar as për Ziadin Selën.

“Ne duam të bisedojmë me të gjithë, patjetër duhet të besojmë në vlerat dhe në parimet, gjithmonë duke ofruar kuadro cilësore. Të marrim vendin tonë të merituar në pushtet, aq sa na kanë dhënë përgjegjësi qytetarët. T’i japim shanse secilës parti, madje edhe asaj më të vogël të zhvillohet sepse përmes përfshirjes më të gjërë të partive politike në Maqedoni, vetëm në këtë mënyrë mund të fitojnë qytetarët e Maqedonisë”, shtoi Zaev.

Kurse, kreu i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, së fundmi deklaroi se partitë politike shqiptare janë verbuar nga gara për pushtet për atë se kush i pari do të bëhet pjesë e Qeverisë. Në tubim me mërgimtarët në Zvicër, Sela u shpreh se ngelet shqetësues përfaqësimi politik i shqiptarëve në kuvend, siç tha, pa ndikim politik.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments