Monday, February 17, 2025
Nabizi KUPA Gega
trim2 ensar-Gold REKLAMO KETU!
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
HomeMaqedoniJa si i kundërpërgjigjet Bejta Taravarit

Ja si i kundërpërgjigjet Bejta Taravarit

Nënkryetari i BDI-së, Nevzat Bejta i është përgjigjur kryetarit të Komunës së Gostivarit, Arben Taravari për zgjedhje të parakohshme.
“Përshëndetje Taravari ! Mos u merr me poitikë të madhe por kthehu aty ku të votuan qytetarët dhe kujdesu për ta. Gostivari po përmbytet nga vërshimet, ndërsa ti qëndron në Zvicër”, shkruan Bejta duke postuar lajmin për vërshimet e sotme në fshatin Forinë.

Këshilli nuk është pengesë, por pengesa e vetme je ti që nuk ke aftësi të menaxhosh me komunën. Pengesë e vetme je ti që e ke shndërruar komunën në degë të partisë tënde duke punësuar mbi 50 aktivistë dhe duke i paguar me para nga tatimet e qytetarëve e që mund të shfrytëzoheshin për punë të dobishme për qytetarët e Gostivarit. Pengesë e vetme je ti që në realitet nuk menaxhon me komunën, por menaxhojnë disa anëtarë të partisë tënde të njohur mirë për publikun gostivaras.
Pengesë je ti që më shumë je duke qëndruar jashtë vendit dhe jo në Komunë dhe pranë qytetarëve të Gostivarit. Që të shmanget pengesa e vetme që ka bllokuar Komunën e Gostivarit, ka një zgjidhje. Jep dorëheqje si kryetar komune dhe shkojmë në zgjedhje të parakohshme!”, është shprehur Bejta.

REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments