“Sot, drejtori i Agjencisë për Zbatimin e Gjuhës (AZGJ), Ylber Sela e vizitoi Ansamblin Nacional të Këngëve dhe Valleve Popullore Shqiptare në Republikën e Maqedonisë së Veriut (ANKVPSH), ku u prit nga homologu i tij Shkodran Tolaj.
Në këtë takim pune, drejtori i ANKVPSH-së, Shkodran Tolaj e njoftoi drejtorin e AZGJ-së, Ylber Sela lidhur me përmbushjen e detyrimit ligjor për sa i përket dygjuhësisë, duke filluar që nga vulat, logoja e deri te tabela me emrin e institucionit. Po ashtu, ai foli edhe për fazën e mëtejme për zbatimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhës.
Me këtë rast drejtori i AZGJ-së, Ylber Sela ofroi ndihmën e tij, si dhe gatishmërinë për sa i përket bashkëpunimit në aspektin e zbatimit të dygjuhësisë në këtë institucion.” – zyra për informim, Agjencia për Zbatimin e Gjuhës