Sot zyrtarisht fillojmë me emërimin e Koordinatorëve në nivel të Austrisë, duke filluar me Strugën dhe duke vazhduar në ditët në vijim edhe me qytete të tjera.
Krenar Shej, me autorizim të Fatmir Beqir Limani emërohet Koordinator për qytetin e Strugës, me veprim në të gjithë territorin e Austrisë.
Por, kush është Krenar Shej?
Krenar Shej është nga Struga, më saktësisht nga Veleshta.
Jeton, punon dhe vepron në Vjenë të Austrisë. Njëkohësisht, është i diplomuar në Shkencat e Informatike (IT).
Nga sot, Krenari do të jetë pjesë e strukturave të Fatmir Limanit, por jo vetëm…
Me angazhimin, profesionalizmin dhe përkushtimin e tij, ai do të kontribuojë në forcimin dhe zgjerimin e strukturave tona në Austri.
I urojmë shumë suksese Krenarit në detyrën e re dhe i dëshirojmë punë të mbarë!
Me shumë respekt,
Vjenë, 12.09.2026













