Sot, në orën 17:00, pritet të mbahet Kuvendi i degës së Aleancës për Shqiptarët (ASH) të Arben Taravarit në Strugë, ku pritet të zgjidhet edhe kryetari i degës.
Kuvendi do të mbahet në ambientet e Hotel Drim, ndërsa të pranishëm pritet të jenë eksponentë të lartë të partisë, në krye me kryetarin Arben Taravari.
Sipas burimeve të Struga Ekspres, për kryetar të degës së ASH-së së Taravarit në Strugë pritet të zgjidhet Izbi Vinca nga Veleshta e Strugës.
Kuvendi i sotëm pritet të jetë një moment i rëndësishëm për organizimin dhe konsolidimin e strukturave të partisë në Strugë.
Zgjedhja e kryetarit të degës dhe prania e drejtuesve të lartë të partisë pritet t’i japin një dinamikë të re aktivitetit politik të ASH-së së Taravarit në Strugë.
(Struga Ekspres)













