Wednesday, May 8, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBota(VIDEO) Momenti kur gruas i vidhen paratë dhe tërhiqet zvarrë nga grabitësit

(VIDEO) Momenti kur gruas i vidhen paratë dhe tërhiqet zvarrë nga grabitësit

Një grua që luftoi me gjithë forcën e saj kundër një bande për të mbrojtur një thes që përmbante 75 mijë dollarë, u godit nga grabitësit pasi ata ikën nga vendi i ngjarjes.

Policia tha se gruaja, e cila ende nuk është identifikuar, është ndjekur nga grupi ndërsa ka lënë një bankë të premten pranë Hjustonit në Teksas, transmeton Indeksonline.

Një video e publikuar pikërisht nga zyra e policisë tregon se grindja nis afër nj veture kur gruaja po bën rrugën drejt një pompe-derivatesh.

Gruaja, e cila tani thuhet se është në gjendje kritike në spital, u godit dhe u tërheq fuqishëm në asfalt.

Ndërsa Mark Herman, komisari i policisë në këtë pjeë tha se personat e dyshuar e kanë bërë këtë edhe më parë duke përdorur forcë brutale.

Një nga të dyshuarit tashmë është arrestuar dhe thuhet të jetë David Mitchell, 31 vjeçar, njeri  i akuzuar për grabitje të rëndë me një armë vdekjeprurëse.

I dyshuari i dytë është identifikuar dhe është Travonn Johnson, 27 vjeçar, duke shtuar se po kërkohen edhe disa të tjerë./Indeksonline/


Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments