Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniVazhdon ikja e infermiereve nga Maqedonia e Veriut

Vazhdon ikja e infermiereve nga Maqedonia e Veriut

Infermieret apo motrat mediciale me të madhe po plotësojnë dokumentet për t’u larguar nga vendi.

Kjo situatë mund të shkaktojë probleme serioze në shëndetësi, paralajmëron Shoqata e Infermiereve.

Në vetëm një muaj ndodhi që 40 motra të largoheshin nga spitalet shtetërore. Shumica prej tyre për të punuar jashtë vendit, disa në spitale private, dhe disa e lënë profesionin për shkak të pagave dhe kushteve të ulëta të punës.

“Kemi ikje masive, por problemi është se nuk po ikin vetëm jashtë por edhe nga profesioni. Prandaj duhet ndërhyrje e shpejtë për paga më të mira që të mos ngelemi pa infermierë”, thotë Gordana Beslioska, kryetare e Sindikatës së Shoqatave të Infermierëve “Për ne”.

Sindikata e Infermierëve pret që qeveria e ardhshme t’i kushtojë vëmendje të veçantë përmirësimit të kushteve për këtë staf. Sipas Sindikatës, ligji për veprimtarinë e infermierisë duhet të jetë ndër prioritetet e autoriteteve të ardhshme.(INA)

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments