Sunday, December 1, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniJa sa do ta kenë rrogën deputetët e rinj në Parlamentin e...

Ja sa do ta kenë rrogën deputetët e rinj në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut

Për pagë mujore prej rreth 1828 euro, plus privilegje dhe shtesa të tjera, deputetët e vjetër dhe të rinj do t’i shërbejnë popullit të Maqedonisë së Veriut për katër vitet e ardhshme.

Deputetët zgjidhen nga populli dhe përfaqësojnë qytetarët dhe zërin e tyre në Kuvend, prandaj shpesh quhen “shërbëtorë të popullit”.

Rreth asaj se sa është paga e deputetit në Maqedoni, në faqen e Kuvendit të vitit të kaluar janë publikuar të dhëna, gjegjësisht grafiku me pagat e deputetëve në raport me pagat minimale dhe mesatare në vendet e rajonit, në prill 2023.

Pikërisht aty thuhet se paga e deputetit në vend shkon në 1828 euro. Deputetët grekë kanë marrë pagat më të larta, 4787 euro, ndërsa më të ulëtat deputetët serbë, me 944 euro në muaj. Theksohet se këto janë vlera të përafërta dhe jo absolute.

Gjithashtu, deputetët kanë të drejtë të paraqesin kërkesë për apanazh, pra kompensim në masën e pagës së deputetit, për periudhë prej një viti, pas përfundimit të mandatit të deputetit.

Mandati i deputetit, nga ana tjetër, zgjat katër vjet dhe ata nuk mund të tërhiqen nga detyra, por mandati i tyre mund të ndërpritet ose të hiqet para përfundimit të kohës për të cilën janë zgjedhur.

Deputetit i mbaron mandati para skadimit të kohës për të cilën është zgjedhur nëse jep dorëheqje, nëse dënohet për vepër penale për të cilën është paraparë dënim me burg prej së paku pesë vjet, nëse ka rast të papajtueshmërisë me pozitën e deputetit, nëse i pushon shtetësia e Republikës së Maqedonisë, nëse me vendim të formës së prerë i hiqet aftësia për të vepruar dhe në rast të vdekjes.

Deputetit mund t’i hiqet mandati kur dënohet për vepër penale ose vepër tjetër penale që e bën të papërshtatshëm për të kryer funksionin e deputetit, si dhe për mungesë të pajustifikuar në Kuvend për më shumë se gjashtë muaj.

Sipas të dhënave të deritanishme, në përbërjen e re parlamentare nga LSDM janë 18 deputetë, nga VMRO-DPNBE janë 58, koalicioni i BDI-së ka 19 deputetë, VLEN-i ka 13, “E Majta” gjashtë dhe ZNAM-i ka gjashtë deputetë.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!