Tuesday, April 23, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeSliderVajza ja si ta bëni për vete një mashkull të pasur

Vajza ja si ta bëni për vete një mashkull të pasur

Të gjitha gratë do të donin që të tërhiqnin vëmendjen e meshkujve klasikë, ata që respektojnë gratë e dinë si të flasin e t’i trajtojnë ato. Shumë prej tyre dëshirojnë që të përfundojnë me princin e tyre të kaltër. Çfarë karakteristikash duhet të ketë një mashkull klasik, i respektueshëm, përulës, përgjegjës, inteligjent, me karakter e shumë të tjera? Mund të quhet klasik një mashkull i pasur? Sigurisht që po.
1 -Si mund të jetë edhe i pasur, edhe klasik?
Si një femër e cila do të krijojë një lidhje me një mashkull të tillë duhet ta dini se duhet të keni shumë kujdes dhe të mos mbeteni “preja e një nate”. Në takimin e parë nuk është e thënë që medoemos ai të jetë duke menduar marrëdhënien seksuale me ju. Nëse ndodh mirë, por edhe nëse nuk ndodh çdo gjë është në rregull. Ai shpesh kërkon zgjuarsinë te ju, pavarësisht faktit se sa e pasur mund të jeni apo jo. Pavarësisht se kush e bën i pari hapin, një grua duhet të tregojë vetëbesim, inteligjencë dhe jo qëndrim.
2- Bukuria natyrale
Një mashkull klasik dhe i pasur arrin ta dallojë shumë lehtë një bukuri natyrale dhe një bukuri falë kirurgjisë plastike dhe make up-it. Këta lloj meshkujsh kërkojnë cilësinë dhe jo sasinë. Përpiquni të dukeni sa më natyrale. Kur keni një fytyrë të pastër besojini më shumë vetes.
3 -Kushtojini vëmendje lëkurës suaj
Shkoni në Spa, kujdesuni për flokët tuaj që duhet të jenë sa më të rregullt. Kini kujdes me veshjen; vishuni klasike, elegante dhe jo e ekzagjeruar. Mos jini të dëshpëruara të dukeni sa më shumë seksi të jetë e mundur.
4-Lexojini mendjen
Duke qenë se inteligjenca është një gjë që meshkujt e pëlqejnë më së shumti përpiquni që të ndani eksperiencat tuaja që i mendoni si të përbashkëta me ta. Çfarëdolloj gjëje që mund t’ju rrëfejë dikush se pëlqen te ju, edhe nëse mund të duket si budallallëk, pranojeni. Meshkujt ndihen më mirë kur gjejnë rehati në një bisedë me një femër. Ai asnjëherë ndoshta nuk do të bjerë dakord se femrat janë më inteligjente se meshkujt, por me shumë siguri do t’ju respektojë që i qëndroni besnike dhe keni karakterin tuaj.
5- Mos rrini urtë
Meshkujt e pëlqejnë sfidën, sidomos nëse ajo vjen nga një femër. Tregojini atij se kush jeni duke e lënë fillimisht të udhëheqë bisedën dhe duke i nxjerrë në fund një sfiduese të denjë. Të jesh inteligjente do të thotë të kesh njohuri mbi shumë gjëra, pra ka më shumë tema mbi të cilat mund të diskutoni. Bëjini përshtypje atij, por me finesë.
6- Jini një hap përpara
Duhet të jeni gjithnjë e përgatitur. Nëse ai ju pëlqen që në takimin e parë ofrojini një pije edhe nëse nuk arrin financiarisht ta përballosh një darkë të kushtueshme. Gjesti është një kujtim i çmuar që ngelet në kujtesën e tij. /Blitz.al

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments