Tragjedi në Vevçan: Humb jetën foshnja 7 muajshe, bie nga shtrati

0
813
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-10-f653538d
Whats-App-Video-2025-10-17-at-08-34-52-b6aa2b7d

Më datë 14.05.2024 në ora 01.04 në SPB- Ohër është raportuar se në spitalin special “Shën Erazmo” në Ohër, pas një ndërhyrje kirurgjikale ka ndërruar jetë foshnja shtatëmuajshe nga Vevçani, e cila një ditë më parë rreth orës 16:00 është sjellë në spital nga nëna e tij. Sipas njoftimit, foshnja u shtrua në spital me hematomë në kokë dhe pasi u konstatua gjakderdhje në tru, u krye menjëherë një operacion. Sipas deklaratës së nënës së tij, lëndimet kanë pasuar pas rënies nga një shtrat i improvizuar në shtëpinë e familjes në Vevçan. Sipas udhëzimit të Prokurorit Publik, trupi i pajetë do të transportohet në Mjekësinë Ligjore në Manastir, ku do të bëhet obduksioni. Po merren masa për zbardhjen e ngjarjes.
(Struga Ekspes)