Thursday, August 13, 2026
Nabizi Gega KFC
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniSot është 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit

Sot është 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit

Sot shënohet 25-vjetori i nënshkrimit të Marrëveshjes Kornizë të Ohrit, një dokument që më 13 gusht 2001 hodhi themelet për një zgjidhje politike të krizës ndëretnike dhe konfliktit të armatosur në Maqedoni.

Marrëveshja u nënshkrua në Shkup nga Presidenti i atëhershëm i vendit, Boris Trajkovski, si dhe nga udhëheqësit e katër partive më të mëdha politike – Ljubço Georgievski (OBRM-PDUKM), Branko Crvenkovski (LSDM), Arbën Xhaferi (PDSH) dhe Imer Imeri (PPD) dhe ndërmjetësuesit euro-amerikanë, Francois Leotard dhe James Perdew.

Kjo marrëveshje kornizë ndër të tjerash u nënshkrua me qëllim të promovimit të zhvillimit të qetë dhe harmonik të shoqërisë qytetare, duke respektuar njëkohësisht identitetin etnik dhe interesat e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.

Marrëveshja, e ndërmjetësuar nga BE-ja dhe SHBA-ja, parashikon përdorimin zyrtar të gjuhëve, decentralizimin, mosdiskriminimin dhe përfaqësimin e drejtë, ndërsa zbatimi i saj solli ndryshime të rëndësishme ligjore dhe institucionale, përfshirë avancimin e statusit të gjuhës shqipe. përcjell Zhurnal.mk .

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!