Pak para orës 18:00 në rrugën Xhon Kendei, në lagjen e Çairit, përballë shkollës së mesme “Cvetan Dimov” ka ndodhur një incident i armatosur.
Jozyrtarisht mësohet se është qëlluar me armë zjarri Burim Idrizi lindur në vitin 1993, i cili deri në momentin e dërgimit në qendër urgjente ka qenë ende gjallë, megjithatë raportohet se pak çaste më vonë iu është nënshtruar plagëve dhe ka humbur jetën.
Nuk dihet se sa persona kanë qëlluar në drejtim të Idrizit, por se kanë gjuajtur nga një automjet në lëvizje i tipit Yugo. Motivet e sulmit nuk dihen ende.
Ndërkohë në vendngjarje arritën ekipet e policisë, hetuesisë dhe ndihmës së shpejtë. Po punohet për zbardhjen e plotë të rastit.