Wednesday, March 26, 2025
Nabizi KUPA Gega
789184-C9-03-B5-41-CF-9-D59-B2523658-B380
1ab55e5d-f5c3-470d-bec1-df1777c5234e
HomeMaqedoniTmerr , 8 vjeçari shkelet para syve të atit

Tmerr , 8 vjeçari shkelet para syve të atit

Babai dhe djali i tij tetëvjeçar u shkelën dje nga një makinë në rrugën “Pero Nakov” në Shkup. Sipas informatave të Ministrisë së Brendshme dje, në orën 19:00, një automjet me targa të regjistrimit të Shkupit “Alfa Romeo”, e drejtuar nga E.R. (29) nga Shkupi, ka goditur këmbësorët B.D. (41) dhe një fëmijë tetëvjeçar nga Shkupi.

B.D. me automjetin e emergjencës, u transferua në Qendrën e Urgjencës, ku i është dhënë ndihma mjekësore dhe se i janë konstatuar disa lëndime trupore dhe i njëjti është mbajtur për hetime të mëtejshme. Ndërsa fëmija me një automjet tjetër është transferuar në Spitalin e Përgjithshëm të Qytetit ‘Shën Naum Ohridski’, ku i është dhënë ndihmë mjekësore dhe i janë konstatuar lëndime të rënda trupore dhe është mbajtur për trajtim të mëtejshëm, transmeton Gazeta Lajm.

Rruga Pero Nakov gjendet në qendër të Shkupit, afër ndërtesës Nova Makedonija.

AS-Event
REKLAMONI KETU! REKLAMONI KETU!
AS-Event
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments