Tuesday, October 15, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniPërfshirja në terrorin e 27-prillit, reagon Vesel Memedi

Përfshirja në terrorin e 27-prillit, reagon Vesel Memedi

Deputeti i Kuvendit të Maqedonisë, lideri i Rilindjes Demokratike Shqiptare (RDK), Vesel Memedi, ka reaguar ndaj lajmeve që dolën ditë me parë se i është marrë telefoni në lidhje me zbardhjen e plotë të terrorit të 27-prillit.
Gjatë reagimit të tij, Memedi krahas asaj që ka përshëndetur aksionin e ndërmarrë ditë më parë, ka treguar edhe pse ka heshtur gjatë gjithë kësaj periudhe sa emri i tij përshkoi titujt e lajmeve.

“Kam heshtur qëllimisht, që t’i lihet hapësirë organeve të drejtësisë ta bëjnë punën e tyre në mënyrë profesionale, pa kurrfarë pengese nga jashtë. Edhe pse emri im në këtë ngjarje u përfshi pa të drejtë, më gëzoj fakti që erdhi koha që për fajësinë apo pafajësinë e secilit prej nesh, të flasin organet kompetente, e jo rrugaçët dhe shpifësit. Ndjehem krenarë që në asnjë mënyrë me asnjë fakt, nuk jam i përfshirë në kurrfarë aktiviteti kundërligjor dhe pres që organet e drejtësisë edhe publikisht ta vërtetojnë pafajësinë time, që bashkë me anëtarët besnik të RDK-së dhe familjarët e dashamirët e mi, të ndjehemi edhe më krenar”, shkruan ndër të tjerash në reagimin e tij Memedi.

Ai ka bërë thirrje deri te të gjithë qytetarët që të mos kenë frikë nga organet e drejtësisë dhe të njëjtët t’i përkrahin këto procese e të bashkëpunojnë me institucionet.

Deputeti dhe lideri i RDK-së, Vesel Memedi komentoi edhe daljen nga burgu i të dënuarve në rastin “Monstra”, me çka shprehu bindjen se ky është fillimi i fundit të padrejtësisë.

“Përshëndes vendimin e organeve të drejtësisë për lirimin nga burgu të të gjith të akuzuarve për rastin Monstra, dhe kërkoj që vrasësit e vërtetë sa më shpejtë të dalin para gjyqit. Kam bindjen e thellë se ky është fillimi i fundit të padrejtësisë në emër të shtetit”, thotë mes tjerash Memedi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments