Friday, April 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeKosovëThaçi: Po punojmë me vendet e BE'së që t’i kthejmë ata që...

Thaçi: Po punojmë me vendet e BE’së që t’i kthejmë ata që u larguan

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, thotë se qytetarët po mendojnë se i pret një mrekulli në vendet perëndimore.
“Gjithsesi, duhet më tepër ‘edukim’ në këtë fenomen nga lidershipi i Kosovës, që qytetarët tanë të mos mashtrohen, duke u larguar dhe lëshuar Kosovën. Me një shpresë se do të gjejnë një jetë më të mirë në qendrat e azilantëve nëpër Evropë”, thotë Thaçi në një intervistë për Agjencinë INA.

“Ne jemi duke punuar maksimalisht në të gjitha institucionet e vendit që të frenojmë këtë fenomen shqetësues. Jemi duke punuar me vendet e Bashkimit Evropian ku ata janë strehuar aktualisht, që të punojmë për rikthimin e tyre. Të gjithë ata që kanë shkuar do të rikthehen, sidomos, pas arritjes së marrëveshjeve për kalime përmes territorit të Serbisë për t’u rikthyer në Kosovë”.

“Mesazhi, im është duke u bërë thirrje edhe me këtë rast, që qytetarët të qëndrojnë në Kosovë dhe të vazhdojnë jetën e tyre, për një jetë më të mirë dhe çdo njeri prej tyre të ndihet i sigurt në Kosovë. Por, gjithashtu edhe Brukseli, duhet të lëvizë më shpejt në liberalizmin e vizave, që qytetarët e Kosovës të mos vazhdojnë të jenë vendi më i izoluar në drejtim të lëvizjes së qytetarëve të saj nëpër Evropë”.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments