Sunday, May 19, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeBotaTërmeti i fuqishëm prej 6.2 ballë godet Iranin

Tërmeti i fuqishëm prej 6.2 ballë godet Iranin

Të paktën pesë persona vdiqën dhe 44 të tjerë u plagosën pasi Irani u godit nga një tërmet i fuqishëm të shtunën, sipas agjencisë gjysmëzyrtare të lajmeve të vendit FARS.

Raportohet për katër lëkundje të një pas njëshme që u regjistruan pranë qytetit port jugor të Bandar-e Lengeh. Më i madhi u regjistrua me magnitudë 6.1, sipas faqes së internetit të Shërbimit Gjeologjik të Shteteve të Bashkuara (USGS). Qendra Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare regjistroi gjithashtu një tërmet me magnitudë 6.2 në Iranin jugor.

Dymbëdhjetë fshatra në provincën përreth Hormozgan u dëmtuan, raportoi FARS.

Dëmet më të shumta ndodhën në fshatin Sayehkhosh, ku shumë shtëpi u shkatërruan, raportoi media shtetërore iraniane IRNA, duke cituar zyrtarë lokalë.

Pesë fshatra humbën energjinë për shkak të tërmeteve, thanë zyrtarët. /abcnews.al

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments