Sunday, May 5, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTeqja Harabati në Tetovë kremtoi 480 vjetorin e themelimit

Teqja Harabati në Tetovë kremtoi 480 vjetorin e themelimit

Me ekspozitën e fotografive, Bashkësia Bektashiane në Maqedoni sot e shënoi 480-të vjetorin e hedhjes së gur themelit të kompleksit fetar të teqesë “Arabati Baba” në Tetovë.
Sipas Dervishit Abdulmutalib Beqiri i cili vazhdimisht jeton në teqe, vendosja e gur themelit ishte bërë nga Sersem Ali Baba, vezirit të madh të sulltanit osman Sulejmani i Madhërishëm, në vitin 1538.

“Ekspozita i është kushtuar historiatit, çfarë ka ndodhur në të gjitha periudhat në teqenë e Tetovës. Ky është aktivitet i përbashkët i Bashkësisë Bektashiane në Maqedoni dhe Bashkësisë Botërore Bektashiane me seli në Tiranë. Bektashizmi është tarikat, gjegjësisht pjesë mistike e islamit ku përveç tarikateve ka edhe sheriat gjegjësisht Ligj të sheriatit, hakikat – drejtësi dhe marifet-dituri. Tek ne në tarikat kemi vëllazëri siç ka tek murgjërimi krishter edhe tek ne ka clibat, pra ndalesë për martesa, për titullin më të lartë përderisa pozitat më të ulëta e lejojnë martesën, por pasi që kjo nënkupton ndarjen mes familjes dhe Zotit nuk mund të marrim titullin Haxhi Baba”, tha dervishi Beqiri.

Armend Sulejmani nga Bashkësia Bektashiane në Maqedoni theksoi se teqeja gjatë gjithë viteve të ekzistimit ka mundësuar bashkëjetesë për të gjitha veprat e mira të njeriut pa dallim të përkatësisë fetare, kombëtare dhe kulturore.

“Në teqenë tetovare gjithmonë janë të hapura katër dyert drejt katër anëve të botës sepse teqeja “Arabati Baba” është vend për vullnet dhe dashuri ndaj Zotit për të gjithë. Tek ne vijnë shumë turistë nga Turqia, ndërsa ka ende njerëz nga Tetova që nuk kanë ardhur”, deklaroi Sulejmani.

Edhe Sulejmani edhe Beqiri theksuan se problemet administrative që i kanë rreth shfrytëzimit të pasurisë së teqesë ku një pjesë e posedon edhe BFI-ja, kanë arritur deri në gjykatën e Strasburgut edhe pse Bashkësia Bektashiane i ka të gjitha dokumentet dhe tapitë për pronësinë nga koha osmane, që nga mbretëria e serbëve, kroatëve dhe sllovenëve (SHS) e deri në kohën më të re.

Edhe për kryetarin e Bashkësisë Botërore Bektashiane Haxhi Baba Edmond Brahimaj, teqeja është vend për besim dhe kjo duhet të kuptohet nga organet shtetërore.

“Ne asnjëherë nuk do të jemi kundër ligjit dhe do t’i fitojmë të drejtat tona vetëm në rrugë ligjore. Neve sot nuk na u lejua që as flamujt tanë t’i vendosim në oborrin e kompleksit, ndërsa e dimë se nëse e kishim bërë këtë ata flamuj brenda një kohe të shkurtër do të ishin grisur dhe do të ishin hequr. Prandaj i bëj thirrje edhe policisë edhe komunës por edhe institucioneve të tjera shtetërore t’i kushtojnë rëndësi, ndërsa ne do të vazhdojmë në paqe t’i kërkojmë të drejtat tona rreth pronësisë”, tha Haxhi Baba Brahimaj.

Avokati Stavre Xhikov i cili ishte avokat i bashkësisë tha se bektashizmi është ura mes krishterimit dhe islamit.

“Bashkësia Bektashiane në Maqedoni ende ka mosmarrëveshje rreth pronësisë së pasurisë derisa statusi i saj ligjor momentalisht është si grupim fetar, por pikërisht përçarjet brenda kontribuojnë këto probleme të mos marrin një zgjidhje përkatëse ligjor”, tha Xhikov.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments