Wednesday, June 12, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTemperaturat sot deri në 40 gradë

Temperaturat sot deri në 40 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga drejtimi jugor e cila përgjatë Vardarit herë pas herë do të përforcohet. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri në 22 gradë, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 34 deri në 40 gradë Celsius. UV indeksi do të jetë 9.

Në Shkup moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë me erë mesatare nga drejtimi juglindor. Temperatura minimale do të zbresë deri në 20, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri në 39 gradë Celsius.

Siç informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) të shtunën do të jetë shumë nxehtë dhe do të fryjë erë e fuqishme nga drejtimi jugor. Nën ndikimin e frontit atmosferik të shtunën pasdite dhe orët e mbrëmjes do të jetë mot i paqëndrueshëm me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima. Në disa vende janë të mundshme stuhi me reshje intensive të shiut (mbi 20 litra për metër katror në gjashtë orë), erë e fuqishme, shkarkime elektrike më intensive dhe kushte për breshër.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments