Saturday, July 27, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniKëto janë dëmet që u shkaktuan nga reshjet e shiut (VIDEO)

Këto janë dëmet që u shkaktuan nga reshjet e shiut (VIDEO)

Shtëpi të përmbytura, rrugë të bllokuara, rrëshqitje të dheut dhe derdhje të shtretërve të lumenjve – ky është bilanci i reshjeve të dendura që të shtunën e përfshinë Maqedoninë.
Qendra për menaxhimin me kriza njofton se nga reshjet janë vërshuar 50 shtëpi në Kërçovë, ndërsa në njërin prej objekteve është evakuuar një grua dhe një fëmijë. Shtëpi të përmbytura ka edhe në Makedonski Brod. Niveli i shtretërve është rritur në tërë vendin, ndërsa më kritike është pjesa e epërme e Vardarit dhe rrjedha e tij në fushën e Pollogut. Banorët e Brodecit shprehen se shtretërit e papastruar të lumenjve janë shkak i përmbytjeve të vazhdueshme. Në disa pjesë të Kërçovës dhe Tetovës, vetëqeverisjet lokale kanë filluar me riparimin e dëmeve

Nga Enti Hidrometeorologjik shprehen se reshjet më të mëdha kanë qenë pikërisht në ato zona ku situata tani është më kritike. 92 litër në metër katror shi kanë rëndë në Lazaropole, 71 litër në Mavrovë, 68 në Pozharan, ndërsa në Krushevë dhe Tetovë 53 litra. Të hënën dhe të martën moti do të jetë i thatë, por me temperatura të ulëta të mëngjesit deri në -6. Të mërkurën sërish pritet të ketë reshje të dendura, në veçanti në pjesën perëndimore të vendit.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments