Forumi Rinor i Aleancës për Shqiptarët – dega Tetovë mbajti Kuvendin e Parë ku dhe u organizua në struktura të saja. Kuvendarët e pranishëm, njëzëri zgjodhën për kryetar Almir Hodain të diplomuar në Administrim Publik pranë Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore në UEJL.
Kuvendin e parë të Forumit Rinor të Aleancës për Shqiptarët – dega Tetovë, e nderuan me pjesëmarrje edhe funksionarët e Aleancës për Shqiptarët, duke filluar nga kryetari i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela, nënkryetari i partisë Vullnet Ferati,kryetari i degës së Tetovë Altrim Mamuti, zëdhënësi i partisë Flakron Bexheti si dhe anëtarët e kryesisë qendrore Ruzhdi Matoshi dhe Lirim Demiri.
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela përshëndeti Kuvendin e parë të FRASH- Tetovë, duke thënë që rinia është pjesë kyçe dhe se Aleanca për Shqiptarët gëzon përkrahje të madhe nga të gjithë shqiptarët.