Saturday, May 18, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTë gjithë kundër rritjes së moshë së pensioneve

Të gjithë kundër rritjes së moshë së pensioneve

Qytetarët nuk duan as të dëgjojnë që të shkojnë në pension më vonë. Sindikatat shprehen se masa e këtillë nuk do ta zgjidh, por do ta përkeqësojë gjendjen në sistemin pensional.
Reagimet vijnë pasiqë një ditë më parë kryeministri Zoran Zaev në Kuvend paralajmëroi se ndoshta do të duhet të bëhet një hap i këtillë jopopullor.

Sipas kryetarit të Sindikatës së Industrisë, Energjisë dhe Minierave, Pece Risteski në dhjetë vitet e ardhshme nuk ka arsyetim për të prekur pragun për pension, duke marrë parasysh faktin se ekzistojnë mundësi tjera si arkëtimi më efikas i kontributeve .

“Nëse nisemi nga këta punëtorë që janë para pensionit, jo vetëm disa vite, por edhe dhjetë vite, të gjithë këta janë të rraskapitur, kanë punuar një kohë të gjatë në kushte të rënda dhe nëse ua rrit pragun e pensionimit prej tyre do të shkaktosh invalidë” – tha Pece Risteski- SIEM

Qytetarët të cilët i anketuam nuk pajtohen me idenë që të shkojnë më vonë në pension.

“Jo, duhet të ulet. Kështu është në më shumë mjedise, siç kam dëgjuar, dhe shumë është kjo mbi 60 vjeç. Realisht është shumë”.

“Unë jam 60 vjeç dhe kam 40 vjet stazh. Paramendoni tani unë duhet të punojë edhe 5 vite dhe të kem 45 vjet stazh. Tmerr”.

“T’u lihet pak hapësirë dhe mundësi edhe të rinjve për punësim, që edhe ata të mund të arrijnë mundësinë e pensionit” – thonë qytetarët.

Paralajmërimin e kryeministrit Zaev sot e kritikuan edhe nga VMRO DPMNE-ja. Sipas partisë opozitare, zhvendosja e pragut të pensionimit dhe rritja e kontributeve do të ishte goditje ndaj ekonomisë, punëdhënësve dhe punëtorëve.

Pragu i vazhdueshëm i pensionimit është në kuadër të mesatares së vendeve evropiane dhe përputhet tërësisht me karakteristikat demografike të fuqisë punëtorë në Maqedoni – deklaroi Dragan Danev, VMRO DPMNE.

Nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale shprehen se bashkë me Ministrinë e Financave janë duke përgatitur një plan afatmesëm dhe afatgjatë, me qëllim që Fondi të bëhet i qëndrueshëm dhe i pavarur nga buxheti.

Qëndrueshmëria e sistemit pensional është prioritet i Qeverisë, ndërsa do të sigurohet përmes një varg zgjidhjesh për të cilat në rrjedhë është një analizë profesionale. Ekzistojnë zgjidhje, ndërsa rritja e pragut të pensionimit është hapi i fundit që do të ndërmerrej në afat të gjatë, vetëm nëse masat tjera ekonomike dhe sociale nuk e arrijnë rezultatin e duhur – thonë nga Ministria e Punës dhe Politikës Sociale.

Vrima në Fondin Shtetërorë Pensional vazhdimisht thellohet. Sivjet ajo do të arrijë rreth gjysmë miliard euro, fonde këto që do të sigurohen nga buxheti shtetëror.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments