Real Madrid i meriton të gjitha kritikat për shkak të humbjës nga Schalke në shtëpi, thotë Carlo Ancelotti, shkruan BBC, transmeton tika-taka. Ndonëse trajneri italian, Ancelotti, u kualifikua në çerekfinale me ekipin e tij, pas rezultatit të përgjithshëm 5-4, të tjerët u tallën me Real Madrid për humbjen 4-3 në shtëpi.
“Më vjen keq. Ne luajtëm shumë keq dhe kjo nuk është mirë për imazhin tonë”, tha Ancelotti.
“Të gjitha kritikat i meritojmë. Ne duhet të merremi me mbrojtjën tonë, sepse aty ndodhen të gjitha gabimet. Asnjë skuadër nuk na ka dhënë katër gola në shtëpi. Ne kishim problem në shumë aspekte të lojës, mbrojtje, sulm, dëshirën, luftën dhe koncentrimin për lojë. Nuk është e lehtë të spjegohet. Ne humbëm vetëbesimin”, përfundoi Ancelotti.
Ndërsa, trajneri i Schalke-s, Roberto Di Matteo, i cili fitoi Champions League me Chelsea-n në vitin 2012, tha: “Kemi ndjenja të përziera. Ekipi tregoi nivel të lartë. Ne u munduam që të qëndronim në këtë garë. Ne fituam ndeshjen, por kjo nuk ishte e mjaftueshme”.