Tuesday, December 10, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTaravari thotë se fraksioni në partinë që e mbështetë Ziadin Selën tashmë...

Taravari thotë se fraksioni në partinë që e mbështetë Ziadin Selën tashmë disa muaj është e afërt me BDI-në

Do t’i pranonim të gjitha vendimet e gjykatës, sepse jemi të sigurt se edhe në Kryesinë qendrore dhe në Kuvendin zgjedhor edhe tek anëtarët e Kongresit kemi shumicë, thotë Arben Taravari për përçarjen në Aleancën për shqiptarët. Në intervistë për “Zërin e Amerikës”, Taravari thotë se fraksioni në partinë që e mbështetë Ziadin Selën tashmë disa muaj është e afërt me BDI-në dhe shton se ai është qëndrim i tyre legjitim që e resspekton. Pohon se pas kongresit, nuk ka pasur takim me Selën.

Thotë se me siguri do të fillojë procedura gjyqësre dhe se e kanë parashtruar dokumentacionin e vet. Lidhur me pronën që e ka partia, Taravari thekson se janë dakorduar me Selën, zyret në Tetovë t’i shfrytëzojë ai, ndërsa atë në Shkup krahu i Selës.

Lidhur me kundërkandidatët për president, thotë se ka pritur të kandidojë lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Për idenë e presidentit të shtetit të zgjedhet në Parlament, Taravari thotë se jemi demokraci parlamentare dhe se shtetit nuk i duhen shpenzime për zgjedhje. Lidhur me atë se me kë do të mund të bëjnë koalicion pas zgjedhjeve Taravari thotë se rruga e vetme e Maqedonisë së Veriut është rruga evropiane.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments

error: Content is protected !!