Friday, May 3, 2024
Nabizi KUPA REKLAMONI KETU
trim2 REKLAMO KETU!
trim2
Nati-Trans4
REKLAMONI KETU!
REKLAMONI KETU!
HomeMaqedoniTakohen Zaev e Gashi, bisedojnë për përfshirjen në Qeveri

Takohen Zaev e Gashi, bisedojnë për përfshirjen në Qeveri

Kryetari i Lëvizjes BESA, Afrim Gashi ka zhvilluar një takim me kryeministrin e vendit dhe njëherazi kryetar i LSDM-së, Zoran Zaev.
Gjatë takimit është shqyrtuar mundësia e zgjerimit të koalicionit qeveritarë dhe forcimi i shumicës parlamentare. Për këtë Gashi e Zaev kanë ranë dakord që gjatë këtij muaji përfaqësues të të dyja subjekteve politike të zhvillojnë negociata. Gashi madje u shpreh se ai dhe subjekti i tij kanë gatishmëri për të ndihmuar këtë proces. Ndërkohë që është në pritje të konfirmimit të takimit edhe me kreun e BDI-së Ali Ahmeti.

“Në përgjithësi u dakorduam që brenda muajit mars të fillojnë negociatat që edhe BESA të jetë pjesë e shumicës parlamentare, por mbetet të shohim në vazhdim se si do të rrjedh ky proces. Por kryeministri ishte optimist se mund të arrihet ky qëllim. Edhe ne kemi shfaqur gatishmëri që të ndihmojmë këtë proces, të shohim se si do të rrjedhin gjërat më tutje…Nuk kemi folur konkretisht për gjërat konkrete por për gatishmërinë dhe nevojën se qeveria është mirë të zgjerohet ndërsa shumica parlamentare të jetë më stabile. Ky ka qenë parimi për të cilin kemi biseduar” – deklaroi kryetar i Lëvizjes Besa, Afrim Gashi.

Ylli-Limar Butik Mili
REKLAMONI KETU!
Ylli-Limar
Butik Mili
RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments